Ukaj: Me punë të mira e qeveri me duar të pastra do të vazhdojmë edhe pas 14 shkurtit

Kosova

Ukaj: Me punë të mira e qeveri me duar të pastra do të vazhdojmë edhe pas 14 shkurtit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:04
Florent Ukaj

Kandidati për deputet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, pas fillimit të ndërtimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka thënë se do të vazhdojnë me punë të mirë.

“Në Mamushë, filloi ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Bashkë me ministrin Zemaj, morëm pjesë në fillimin e këtij objekti të rëndësishëm për Mamushën dhe fshatrat përreth”.

“Me punë të mira, do të vazhdojmë edhe pas 14 Shkurtit, ku me besimin tuaj do të vazhdojmë qeverisjen me duar të pastra”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat