Reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime sërish në disa pjesë të Podujevës.
Edhe në fshatin Dumosh të kësaj komune, reshjet kanë shkaktuar sërish vërshime.
Banorët e kësaj anë kanë thënë se vazhdimisht ka vërshime, por që deri më tani nuk janë sanuar problemet.

Ndryshe, mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë.