120 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Kosova

120 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës aktualisht ka 120 raste aktive me Coronavirus.

Sot në këtë komunë  shënuar edhe katër raste të reja me këtë virus.

“Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person ka vdekur, i cili paraprakisht ka qenë me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 4 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK dhe me rastet në terren”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në ndërkohë në Malishevë nga fillimi i pandemisë janë shënuar 45 raste të vdekjes nga virusi.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 737 raste, prej tyre 572 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 120 persona”, thuhet më tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat