Ramush Haradinaj takon ambasadorin turk

Kosova

Ramush Haradinaj takon ambasadorin turk

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:53
Çagrı Sakar dhe Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagrı Sakar.

Me të Haradinaj ka biseduar për temat aktuale në vend.

“Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, prita sot ambasadorin e Turqisë Çagrı Sakar”. 

“Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë dhe e falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat