Kandidati për deputet i LDK-së, Drtion Selmanaj ishte në Suharekë.
Ai tregoi se shumë të rinjë e të reja nga Suhareka, i’u bashkuan Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të quar para ideologjinë dhe frymën Rugoviane.
“Të rinjtë e LDK-së mësohen ta duan e të punojnë për shtet, dhe jo ta dëmtojnë shtetin, ta sulojmë apo edhe mohojnë shtetësinë e Republikës tonë”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Të rinjtë për Shtetin, Shtet!
Gjatë ditës së sotme, të rinjë e të reja nga Suhareka, i’u bashkuan Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të quar para ideologjinë dhe frymën Rugoviane.
Të rinjtë e LDK-së janë rritur e formuar me idealin për shtet, me dashurinë për shtet të zhvilluar, demokratik, i cili bartë në vete vlerat e civilizimit evropian. Të rinjtë e LDK-së mësohen ta duan e të punojnë për shtet, dhe jo ta dëmtojnë shtetin, ta sulojmë apo edhe mohojnë shtetësinë e Republikës tonë.
Të rinjë të dashur, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e paqes, respektit, dhe dashurisë për atdheun.