126 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Kosova

126 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:12
Malisheva

Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur sot se 1 person është shëruar nga Covid-19 ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Nga kjo komunë është bërë e ditur se deri tani 744 persona janë infektuar me koronavirus.

Ndërsa, 573 prej tyre janë shëruar si dhe 126 janë raste aktive.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 744 persona, prej tyre, 573 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 126 persona”, është thënë nga kjo komunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat