Moti në ditët e para të shkurtit me pak shi dhe diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Kosova

Moti në ditët e para të shkurtit me pak shi dhe diell, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se moti në ditët e para të muajit shkurt do të jetë relativisht i ngrohtë.

Gjatë gjithë javës moti do të jetë i butë dhe me pak reshje.

“Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve”.

IHMK bën me dije se temperaturat do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s”.

Njoftimi i plotë:

Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje. Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat