Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka takuar nipin e luftëtarit të madh, Aziz Zhilivoda, i cili e ka trashëguar emrin e gjyshit të tij.
Biseda me të, ia ka forcuar bindjen Shalës se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës e besës.
Ja çfarë ka shkruar Shala pas këtij takimi:
“Me Aziz Zhilivodën e Ri.
Aziz Zhlivoda e mban me shumë krenari emrin e gjyshit të tij – luftëtarit të madh, Aziz Zhilovodës.
Biseda me Azizin ma forcoi edhe më shumë bindjen se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës, burra të besës, burra si Azizi i Ri, i cili e kultivon dhe e nderon trashëgiminë atdhetare të paraardhësve të vet.
Aziz Zhilivoda sot dëshmon se protagonistët kryesor që ndryshuan historinë tonë, janë gjak fisnik që ripërsëritet si vazhdimësi historike“.