Izmaku (PDK): Koalicionet e kaluara ishin të brishta, shumë gjëra në Kuvend mbetën në gjysmë

Kosova

Izmaku (PDK): Koalicionet e kaluara ishin të brishta, shumë gjëra në Kuvend mbetën në gjysmë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:54
Xhevahire Izmaku

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se do të jetë zë i grave në Kuvend.

Izmaku në Sytë 7 mes tjerash tregoi se ka projekte që i kanë mbetur në gjysmë.

“Kam qenë tri mandate deputete. Ambicia ime për të qenë pjesë e Kuvendit është edhe për çështje sociale të cilat i kam nis dhe janë votu si amendamente gjatë mandatit. Ka projekte që kanë mbetur në gjysmë siç është projekti për 83 banesa të një qendre sociale ku përfshihen familje të cilat janë pa strehë mbi kokë, kategori të luftës dhe disa kategori të martirëve në komunën e Vushtrrisë”.

Izmaku mes tjerash tha se do të bëjë më shumë për gratë e martirëve në vend.

“Janë mbi 6 mijë gra në Kosovë të cilat kanë jetuar 20 vjet pas lufte me një pagë minimale e cila nuk ka qenë më e lartë se 160 euro. Ka nevojë që ky ligj të amandamentohet dhe të shkojë në Kuvend e të votohet ku do të kenë pastaj statusin e merituar të grave të cilat kanë jetuar me dhimbje dhe vështirësi për të rritur fëmijët e tyre”.

“Është ligji që ka shku në sirtarët e Kuvendit por nuk është  votu pasi e dimë që vitin e fundit dy koalicionet kanë qenë shumë të brishta dhe nuk kanë arritur të kenë shumicën në Kuvend dhe nuk ka qenë prioritet”.

“Unë do të kem prioritet këtë drejtim”, tha Izmaku.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Izmakut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat