Java e parë e shkurtit me mot më të butë dhe rritje të temperaturave. Fillimisht me reshje lokale të shiut. Nga e mërkura kryesisht me diell.
3.02 - Në mëngjes nëpër ultësira mjegull, e gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.
4.01 - Mot i butë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.
5.02 - Pas mëngjesit me mjegull nëpër ultësira, ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të jenë në vlera pozitive dhe luhaten nga 2C deri 4C, e maksimalet do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare nga 10C, të hënën, deri në 15C ditën e premte.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por kryesisht nga krahu jugor me shpejtësi 1-6m/s.
Shtypja atmosferike pas rënies që pësoj në fundjavë, do të rritet lartë mbi vlera normale.