Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku janë shqyrtuar edhe disa pika të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje janë kanë dhënë betimin solemn dy këshilltarët e rinj Kuvendit, Haki Rudari dhe Ragip Fetahu nga LVV, të cilët kanë marrë mandatin në vend të Bajram Ajetit dhe Vendenis Lahut nga LVV, të cilët kanë dorëzuar mandatin e këshilltarit
Ndërkaq, përveç tyre, VV-së në Podujevë i është shtuar edhe një asamblist.
Siç ka bërë të ditur Komuna e Podujevës edhe Benjamin Ejupi i është shtuar grupit parlamentar të VV-së.
Pas dhënies së dorëheqjes së Vendenis Lahut nga pozita e këshilltarit komunal, i cili njëherësh ishte edhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, Kuvendi miratoi vendimin që vendin e lirë ta plotësojë me këshilltarin Florent Hasani nga LVV.
Në mbledhjen e sotme drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi, kanë prezantuar nga një informatë të përgjithshme për punën e këtyre drejtorive.