Prokurimi problematik, u vjen fundi targave të letrës

Kosova

Prokurimi problematik, u vjen fundi targave të letrës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:27
Ilustrim

Targat e reja pritet të vijnë pas 20 ditësh, në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, kjo pasi po bëhen rreth dy muaj që kur kishte nisë  të ndihej mungesa e tyre.

Burimet e media thonë se kjo po ndodh pasi që sot furnizuesi ka nënshkruar kontratën për furnizim, një ditë pasi atë e kanë nëshkruar autoriteti kontraktues, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjecnia e Regjistrimit Civil.

Derisa për rreth dy muaj qendrat e regjistrimit të automjeteve gjithandej vendit, Agjencia e Regjistrimit Civil, lëshonte targa të përkohshme në muges të targave.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar se është nënshkruar kontrata për furnizim me targa dhe kontigjenti i parë prej 10 mijë copë targash, pritet të vij brenda 20 ditë.

Media ka siguruar edhe kontratën në të cilën ndër të tjera thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme dhe grupi i operatorëve  ekonomik G.S.G SHpk, KIG d.d dhe KIG KGA.doo janë pajtuar  të lidhin një kontratë për furnizimin me targa për regjistrimin e automjeteve.

Kontrata ka hyrë në fuqi sot me rastin e nënshkrimit dhe përfundon për 36 muaj. 

Në bazë të kontratës apo kushtet e dërgesës do të dorëzohen, 10 mijë palë makisimumi për 20 ditë, kurse pjesa tjetër deri 20 mijë maksimumi për 30 ditë dhe pastaj sipas porosive tek furnizuesi.

Nëdërsa për targa diplomatike dhe zyrtare munden me qenë një sai më e vogël dhe se afati nuk mundet me qenë më i gjatë se pesë ditë nga ana e lëshimit të urdhër blerjes nga autoriteti kontraktues. 

Kontarata kapë vlerën e 1 milion e 447 mijë e 714 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat