Nënkryetari i Vetëvendosjes, Galuk Konjufca ka folur për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Konjufca tha se nuk ka qenë veprim i mençur vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
E Selim Selimi inga AAK e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë.
”Deklarata e Konjufcës, skandaloze. Nëse BE e të tjerët përzihen, kjo vetëm e bën që nuk do ta njohin sovranitetin tënd. Me jap këtë deklaratë një ish-ministër është skandaloze. Ne e kemi marrë vendimin që ta hapim ambasadën në Jerusalem. Në çështje bilaterale, vendosin shtetet vet”, ka thënë në një debat Selimi.
“Konsideroj që nuk ka qenë politikë e mençur e ministrisë tonë të Jashtme dhe ish kryeministrit të paligjshëm”, ka deklaruar Konjufca.