Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persoan janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë në Komunën e Malishevës, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 757 raste, prej tyre 627 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 85 raste.