Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj po synon që emrin e saj ta shkruajë edhe një herë në librin e rekordeve botëror.
Me origamitë e saj ajo ka filluar punën për krijimin e një mozaiku në formën e flamurit të Kosovës.
Përmes 1200 metrave katorë të mbuluar nga origami, organizatorët po synojnë të thyejnë rekordin e ri në Guinness.
E gjitha kjo po bëhet për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
