Sindikalistët e Distribucionit 'Keds' kanë reaguar ndaj një skandali, ku sipas tyre po vazhdojnë punësimet e njerëzve me duar të 'hekurta' nga sistemi i drejtësisë në KEDS duke i zëvendësuar puntorët e larguar!
"Ish Kryeprokurori i Gjykatës së Apelit njëherit Prokuror Special tashmë z.Haxhi Dërguti, ka punësuar djalin Hajdin Dërguti në Zyrën Ligjore në KEDS dhe po ashtu bashkshorten e këtij të fundit në Departament tjeter në KEDS." thuhet në reagimin e tyre.
Njoftimi i plotë
Vazhdojnë punësimet e njerëzve me duar të 'hekurta' nga sistemi i drejtësisë në KEDS duke i zëvendësuar puntorët e larguar!
ish Kryeprokurori i Gjykatës së Apelit njëherit Prokuror Special tashmë z.Haxhi Dërguti, ka punësuar djalin Hajdin Dërguti në Zyrën Ligjore në KEDS dhe po ashtu bashkshorten e këtij të fundit në Departmen tjeter në KEDS.
Ky, është më shumë se 'KRIM' sepse paramendojeni kush e mbron KEDS-in në Gjykata, kundër kolegëve tonë edhe palëve tjera, djali i një Prokurori Special!
A është Kompania KEDS kaq e zhytur në 'KRIM' që punëson njerëz me familje komplet brenda saj nga sistemi i drejtësis???
Tmerr! Tmerr! Tmerr