Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast me covid-19.
Kështu është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 762 raste, prej tyre 638 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 79 raste