Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 29 persona janë shëruar, të cilët paraprakisht kanë qenë me covid-19, ndërsa janë shënuar 6 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe komunikim me raste në terren.
Rastet e reja vijnë nga 3 raste në Ngucat dhe Turjakë, ndërsa në rast tjetër është regjistruar gabimisht në listë, pasi nuk është nga Komuna e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 768 raste, prej tyre 667 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 56 persona.