Në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit është gjetur i vdekur një burrë.
Sinjali mëson nga burimet në Polici se i njëjti është raportuar nga disa kalimtarë, që e kishin hasur të shtrirë në rrugë.
Menjëherë i njëjti edhe ishte dërguar në spitalin e Pejës.
Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me konsultim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.