Sot ishte një ditë e mbarë në Komunën e Suharekës, pasi që aty u hapën dy çerdhe për fëmijë.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili edhe mori pjesë në përurimet e çerdheve.
Muharremaj bëri me dije se njëra çerdhe u hap në fshatin Sopijë e tjetra në Gjinoc.
Po ashtu Muharremaj tregoi se deri në fund të këtij viti do të hapen edhe shumë çerdhe të tjera nëpër fshatra të Suharekës dhe në qytet.