Hoxhaj: PDK merr vendime kur është në pushtet

Kosova

Hoxhaj: PDK merr vendime kur është në pushtet

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:38
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit garojnë me prioritete të qarta.

Sipas tij prioritet do të jetë ekonomia, gjatë mandatit qeverisës që synojnë ta marrin.

“Kam qenë gjatë ministër i jashtëm, por nëse më pyet se çfarë duhet të ndodhë më 2021, në politikën e jashtme më shumë i jap përparësi diplomacisë ekonomike sesa asaj politike klasike që e kemi bërë në të kaluarën”.

“PDK kur është në pushtet merr vendime, kur se kemi pasë kryeministrin vendimmarrja është e kushtëzuar, ose nuk ndodhë”, është shprehur Hoxhaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për procesin e arsimit, duke thënë se mësimi duhet të zhvillohet në orar të plotë dhe jo siç funksionin tani me gjysmë orari.

Hoxhaj është shprehur se kjo është një prej faktorëve që Kosova po del keq në testin PISA.

“Nuk mund të matesh më dikë që nis mësimin në orën 07:00 apo 08:00 dhe e përfundon në 15:00 apo 16:00”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat