Hoxha për shamitë e kuqe: Qytetarët do të vendosin të dielën

Kosova

Hoxha për shamitë e kuqe: Qytetarët do të vendosin të dielën

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:05
Erblin Hoxha

Erblin Hoxha nga KUSA, ka folur për shamitë e kuqe të cilat janë vendosur rrugëve nëpër Prishtinë, e të cilat po kritikohen si praktikë nga PDK.

Hoxha ka thënë se askush nuk është autoritet përfundimtar që ta cilësojë vendosjen e tyre si të gabuar apo të qëlluar, përveç qytetarëve.

“Lidhja është që ka për qëllim ta degradojë një simbolikë për të cilën qytetari do të vendosë të dielën”, është shprehur Hoxha.

“Përshtypja se po kthehemi në diktaturë ka efekt te qytetarët.  Vetëvendosje është e panjohur, por qytetari mund ta dojë të panjohurën, të vlerësojë se e panjohura qenka më e mirë se e njohura”.

Hoxha është shprehur se programet e partive janë identifikim i probleme të zakonshme që një qytetar i thjeshtë i sheh.

“Ato duhet të dalin me një rezultat që është cilësia. Qytetarët janë të mllefosur me 20 vjet qeverisje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat