Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot u bë funsionalizimi i mikroskopit viru-bakteriologjik, për zbulimin e bacilit të tuberkulozit për gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës.
Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, së bashku me stafin udhëheqës të QKMF-së, bëri përurimin e këtij mikroskopi viru-bakteriologjik.
Përmes të cilit qytetarët do të kenë mundësinë këtë shërbim të analizave ta marrin në QKMF.
Nënkryetarja Lahu tha se një nga prioritet e punës së Ekzekutivit të Komunës mbetet krijimi i kushteve më të mira për personelin shëndetësor dhe shërbime efikase dhe cilësore për qytetarët e Podujevës.