Mustafa: Për katër ditë janë paguar mbi 20 milionë euro subvencione për fermerët

Kosova

Mustafa: Për katër ditë janë paguar mbi 20 milionë euro subvencione për fermerët

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:57
Ministri në detyrë i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar se janë paguar mbi 20 milionë euro subvencione gjatë katër ditëve të kaluara.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se janë paguar subvencione për rreth 17 mijë fermerë.

“Këto 4 ditë kemi paguar 20,39 milionë euro subvencione për 17.060 fermerë!

Nesër do të takoj fermerët për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdoj deri në pikën e fundit”, shkruan Mustafa në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat