13 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid në Malishevë

Kosova

13 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid në Malishevë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 781 persona, prej tyre 692 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 43 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat