Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim në disa pjesë të Kosovës.
Prandaj, disa prej komunave ka bërë thirrje te qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve është në terren dhe po përkujdeset për gjendjen e tyre.
Kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe që veturat t’i kenë të pajisura me pajisje dimërore.
Për kërkesat e juaja lidhur me gjendjen e rrugëve, më poshtë gjeni organët mbikëqyrëse dhe numrat e telefonit të tyre.
Organ mbikëqyrës: Antigona Durmishi
Për qytetin e Drenasit, (komplet me trotuare dhe parkingje), dhe Çikatovë e Re;
Organ mbikëqyrës: Sejdi Kozhani
Organi mbikëqyrës duhet të përcjellë punimet e projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në Zonën Jug-Lindje, që përfshin fshatrat: Abri e Epërme, Baicë, Çikatovë e Vjetër, Dobroshec, Domanek, Gllobar, Gllanasellë, Godanc, Gradicë, Likoshan, Polluzhë, Shtuticë, Tërdec, Tërstenik dhe Vërboc. Organi mbikëqyrës do të kontrolloj të gjitha punët që do të kryhen e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar do të raportojë pranë Menaxherit e Kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.
III. Organi mbikëqyrës: Vehbi Jashari
Organi mbikëqyrës (OM) duhet të përcjellë punimet e projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në zonën veri-lindje që i përfshinë fshatrat: Arllat, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Kizharekë, Komoran, Korroticë e Ulët, Korroticë Epërme, Krajkovë, Llapushnik, Negroc, Nekoc, Poklek, Sankoc, Shtrubullovë, Vasilevë, Vuçak, Zabel i Ultë dhe Zabel i Epërm.OM të bëjë kontrollimin e të gjitha punëve që do të kryhen e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe me normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar të raportoj pranë Menaxherit të kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.
Reshjet e pandërprera të borës nga mëngjesi i sotëm po shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor edhe në Rajonin e Ferizajt.
Komuna ka apeluar tek ngasësit e veturave dhe qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor si dhe të shmangin frekuentimin në zonat malore ku mund të paraqiten rreziqe eventuale.
"Reshjet e pandërprera të borës nga mëngjesi i sotëm po shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, megjithëse që nga mëngjesi të gjitha kompanitë e kontraktuara të Komunës së Ferizajt për pastrimin e rrugëve nga bora janë në terren me të gjitha kapacitetet dhe makineritë e tyre. Vështirësi për të operuar në pastrimin e rrugëve nga bora, po paraqesin edhe numri i madh në qarkullim i veturave veçanërisht në qytet, por megjithatë ekipet përkatëse po intervenojnë vazhdueshëm në mirëmbajtjen e rrugëve"
"Nga raportimet e terrenit, ndonëse me vështirësi të caktuara, asnjë aks rrugor në Ferizaj nuk është i pakalueshëm apo bllokuar. Reshjet e borës po bien pa ndërprerë, me intensitet të shtuar si në gjithë vendin, reshje që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sontme, andaj apelojmë tek ngasësit e veturave dhe qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor si dhe të shmangin frekuentimin në zonat malore ku mund të paraqiten rreziqe eventuale"