Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka thënë se nuk kanë pasë ndonjë ankesë nga qytetarët se u është kërkuar që të votojnë një subjekt politik për para.
Këtë e tha Graishta duke shtuar se gjatë këtyre zgjedhjeve në qytetin e Rahovecit është raportuar vetëm për një problem diku në periferi, ku një komisioner jo qëllimisht i ka dëmtuar katër fletëvotime.
Më pas me vendim të Prokurorisë ka dalë se ajo ishte e paqëllimshme dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Po ashtu edhe gazetari ka thënë se e ka pasë disa ankesa nga qytetarët se janë duke u ofruar para për ta votuar një subjekt politik.
Ademi ka thënë se ka qëndruar me orë të tëra dhe ka shikuar në fshehtësi se mos dikush është duke bërë një gjë të tillë, po thotë se nuk ka hasë në raste të tilla.