Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha fletëvotimet në vendvotime kanë përfunduar të dielën, kur edhe është mbajtur procesi zgjedhor.
Ai ka thënë se kanë mbetur edhe 40 vendvotime që të procesohen në faqen e KQZ-së.
“Në asnjë prej vendvotimeve ku është zhvilluar votimi ka përfunduar dhe i gjithë materiali zgjedhor është hequr nga vendvotimet. Kanë mbetur edhe 40 vendvotime që të dhënat të procesohen në faqen e KQZ-së.
Ajo çka ndodh tash e tutje është pranimi i materialit zgjedhor që ka qenë i shpërndarë në vendin e zgjedhjeve dhe ky proces do të përmbyllet deri në fund të ditës së sotme”, ka thënë ai.