Zëvendëskryeministrja në detyrë Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë reagimin e parë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e kaluar më 14 shkurt.
Në bazë të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nisma ka marrë 2.7 përqind të votave duke mos arritur ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 përqind.
Balaj – Halimaj tha se edhe pse është një rezultat më ndryshe, ajo prapë se prapë ndjehet krenare me subjektin e saj.
Sipas saj Nisma Socialdemokrate do të rikthehet akoma më e fortë.
“Të dashur aktivistë të Nismës, ju falenderoj pa fund për përkushtimin e punën tuaj me zemer për Nismën Socialdemokrate! I nderuar Kryetar Limaj dhe ju struktura të Nismës, pa fund falenderim dhe mirënjohje për besimin dhe mbështetjen!”.
“Me rezultat ndryshe, por shumë krenare me Nismën dhe me angazhimin e të gjithëve! Kryetar Limaj, je dhe do të mbetesh përherë Lideri ynë! Me Ty gjithmon. Vazhdojmë… Edhe më të fortë”.