Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, ka bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjëve në sheshin e qytetit.
Postimi në Facebook:
Në nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve të lirisë, bëmë homazhe pranë shtatores së Ali Ajetit, pranë 4 shtatoreve të dëshmorëve në sheshin e qytetit, si dhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Penuhë.
Lavdi të rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!
Urime 13 vjet shtet!