Lumi i Ibritit që pothuajse e përshkon një pjesë të madhe të fshatit Kushtovë të Mitrovicës, herë pas here, ku ka të reshura po rritet dhe po ju shkakton telashe banorëve, pasi ai vazhdimisht po e prishë një rrugë në këtë fshat.
Një banor i këtij fshati ka thënë se lumi që 8 vite po ju shkakton telashe, përkundër që komuna ka intervenuar, ata nuk e kanë përfunduar tërësisht, pasi e kanë lënë për 500 metra të pa përfunduar.
Ky banor ka thënë se problemet më të mëdha janë duke iu shkaktuar kur po ka reshje të shiut, pasi po rritet niveli i lumit dhe më pastaj vazhdimisht po dëmtohet rruga.
Ndërkohë që më 11 shkurt, pas reshurave të shumta është bllokuar tërësisht rruga.
Banorët kanë bërë të ditur se pas datës 11 komuna ka intervenuar, por që përsëri nevojiten intervenime tjera për ta bërë komplet funksionale këtë rrugë.