Glauk Konjufca ka deklaruar se Vetëvendosje ka krijuar një kulturë të rëndësishme politike në Kosovë, si ajo që krerët e lartë duhet të fitojnë përmes një page.
Na e kemi sjellë në Kosovë një kulturë shumë të rëndësishme. Tek dalja e rrogave psh. A t’del ty një rrogë Fidan? Edhe kryeministrit duhet me i dalë një rrogë. Edhe në familje tënde gruaja me marrë një rrogë.
Ne këtu kurrë s’kemi pas politikan në Kosovë që i del rroga e vet’, ka thënë Konjufca duke aluduar se njerëzit në pushtet kanë përfituar në mënyrë ilegale.
‘’VV veç me pas çel gojën, kish pas qenë pjesë e pushtetit që ta shfrytëzojnë si ambalazh të mirë’’, shton ai në një debat.