Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 2 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 795 raste me covid, prej tyre 707 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 42 persona.