Kjo është cilësia e ujit që po derdhet në lumin Drenica në Komunën e Drenasit.
Por, jo çdo herë është kaq a pastër.
Vetëm një ditë më parë, gjendja këtu ishte krejt ndryshe.
Kjo ndodh kur kompania Feronikel e shkarkon ujin, të cilin e përdor paraprakisht për pastrimin e filtrave dhe ftohje gjatë prodhimit të nikelit.
E një gjë e tillë që përmban edhe elemente kimike, po shkakton dëme të mëdha në lum, e erëra të këqija për banorët që jetojnë në lagjet përreth.
Të njëjtën ankesë, e ka edhe Ajmane Smakiqi, e cila thotë se kombinimi i kësaj që po ndodh bashkë me pandeminë po ju shkakton një situatë mjaftë të keqe.
Sipas banorëve kompania e bën këtë kur ka reshje të shiut, për të mos u vërejtur.
Për këtë çështje, Televizioni është interesuar edhe në Komunën e Drenasit.
U.D. shefi i inspekcionit në këtë Komunë, Haki Bekolli, thotë se kohë pas kohe inspektojnë atë vend, por se nuk kanë hasur asnjëherë në atë që thonë banorët.