Zyrmije Kryeziu-Dakaj, 50 vjeçare nga komuna e Klinës, është diagnostifikuar me leukemi akute dhe ka nevojë për ndihmë financiare për t’i mbuluar koston e madhe të kësaj sëmundje.
Shuma e nevojshme për trajtimin në Turqi kap shifrën 200 mijë euro dhe familja e ka ta pamundur ta sigurojë.
Djali i saj, Liburn Dakaj, iu ka kërkuar të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë për të shpëtuar jetën e saj.
“Ju kisha lut kushdo që ka mundesi me na ndihmu me e kalu këtë sprovë e cila qenka shumë e rëndë”.
Në fotografinë e mëposhtme i keni të dhënat e xhirollogarisë së Liburnit: