Në fshatin Hogosht të Kamenicës është funksionalizuar E-kiosku, për kryerjen e shërbimeve të qytetarëve për marrjen e dokumenteve të nevojshme administrative.
Këtë e bëri të ditur kryetai Qëndron Kastrati, duke thënë se kjo do t’i lehtësoj qytetarët për punët administrative.
Postimi në Facebook:
Jemi zotuar që shërbimet administrative për qytetarë do t’i lehtësojmë, dhe kjo po bëhet duke funksionalizuar E-kioskun edhe në fshatin Hogosht ?
Tani banorët e fshatit Hogosht dhe të fshatrave përreth mund të marrin dokumentet e nevojshme administrative gjatë 24 orëve, pa pasur nevojë të presin në sportele ?
Falënderoj Drejtoren e Administratës, Brikenë Ramabaja, për punën e pandalshme që ky projekt të zbatohet edhe në këtë fshat, ndërsa banorët uroj t’i gëzojnë këto shërbime.
Vazhdojmë me punë ?