4 të shëruar dhe asnjë rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

4 të shëruar dhe asnjë rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është konfirmuar nga ana e Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent të Komunës së Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 800 raste, prej tyre 723 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 31 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat