Ka ndërruar jetë specialisti i oftalmologjisë doktor Iskender Çitaku. Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Dr.Çitaku diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968. Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në spitalin dhe shtëpinë e shëndetit në Prishtinë.
Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit ku ka punuar deri në vitin 2006 kur dhe është pensionuar.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.