Sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi e ka dënuar edhe i pari i AAK-së.
Përmes një statusi të bërë në Facebook, Ramush Haradinaj kërkoi nga organet e rendit që ta zbardhin rastin dhe ata që e bërën këtë akt qyqar, të vihen para drejtësisë.
Postimi i tij:
Dënoj ashpër sulmin qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Kërkoj që organet e rendit të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit.
Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt.
RH