Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar nga IKSHPK-ja se si pasojë e infektimit me virusin Covid19, pesë persona kanë vdekur.
Ndërsa mosha e tyre sillet nga 65 vjet deri tek 89 vjet.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç)”, thekson raporti.
Ndryshe në 24 orët e fundit janë infektuar 445 persona me Covid19, ndërsa janë shëruar 246 persona.