Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se familja Veseli ka dhënë kontribut të madh në organizimet çlirimtare dhe shtetndërtim, fal frymës atdhetare që promovohej e kultivohej nga Smajli e vëllezërit.
“Ngushëlloj familjen Veseli dhe të gjithë ata që e njohën.
Baci Smajl u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.