Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim humanistin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin.
Ata së bashku dorëzuam çelësat e shtëpive të reja, familjeve me gjendje të rëndë sociale të Latif Fejzullahut në Podujevë dhe Fahri Sylejmanit në Bellopojë.
Po ashtu Kastrsti u nderua me mirënjohje për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e pandalshëm të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Postimi në Facebook:
Kisha kënaqësinë të mirëpres në zyren time hoxhën e nderuar dhe humanistin e mirënjohur, Halil Kastrati. Me këtë rast unë ndava një mirënjohje për hoxhën për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e pandalshëm të shoqatës "Jetimat e Ballkanit", për t'u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Podujevës.
Bashkë me humanistin Halil Kastrati sot ua dorëzuam çelësat e shtëpive të reja, familjeve me gjendje të rëndë sociale të Latif Fejzullahut në Podujevë dhe Fahri Sylejmanit në Bellopojë.
Me këtë rast me humanistin Kastrati u dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin dhe u zotuam për angazhim më të madh që të jemi sa më pranë familjeve në nevojë. E falënderoj hoxhën e nderuar dhe të gjithë donatorët për kontributin e tyre.