Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Ajet Potera, ka njoftuar se janë dënuar partitë politike.
Ato janë dënuar për shkelje të masave anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja janë shkelur për shkelje të masave.
“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19, gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për: Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK),Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)”, ka shkruar Potera në Facebook.