Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Abbot.
Ai e njoftoi me angazhimet policore në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit reciprok.
Ambasadori Abbott e falënderoi drejtorin e Përgjithshëm Mehmeti për punën e PK-së dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ata kanë mes tyre dhe i uroi për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm.
Takimi rezultoi edhe me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjes ne fusha specifike në mes të dy institucioneve.