Në territorin e Komunës së Malishevës gjatë 24 orëve të fundit, dy persona janë shëruar nga covid-19, përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kështu është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, si dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:
Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 812 persona, prej tyre 739 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 26 persona.