Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu kanë përuruar rrjetin e ndriçimit publik në disa rrugë të fshatit Dumnicë.
Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët, në shtatë rrugë të fshatit Dumnicë është realizuar projekti i ndriçimit publik në një gjatësi të përgjithshme prej 7.3 km.
Me rastin e përurimit të rrjetit të ndriçimit publik në rrugët e Dumnicës, kryetari Bulliqi tha se në kuadër të investimeve kapitale, gjatë këtij viti do të investohet në projektet që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve.
“Realizimi i këtij projekti dhe projekteve të tjera të ndriçimit publik ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve”, tha kryetari Bulliqi.
Përveç ndërtimit të rrjetit të ndriçimit publik në Dumnicë, gjatë këtyre ditëve është bërë edhe ndërrimi i 68 trupave të ndriçimit publik në shtatë rrugë të qytetit në Podujevë.