669 gjoba për 24 orë për mosrespektim të masave anti-COVID

Kosova

669 gjoba për 24 orë për mosrespektim të masave anti-COVID

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 669 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1318 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar.

Ndërsa, kanë ndodhur edhe 36 aksidente me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat