Ju njoftojmë se më 05.03.2021 (e premte) në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, mbahet mbledhja Solemne e Kuvendit të Komunës së Podujevës për nder të Shënimit të “EPOPESË së UÇK-së”, që ka për qëllim shënimin dhe promovimin e vlerave të luftës së UÇK-së dhe kontributin e familjeve të dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
-Intonimi i Himnit
-Fjalë rasti nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Fatmir Gashi.
-Fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.
-Fjalë rasti e përfaqësuesit të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së
Mbledhja mbahet duke respektuar masat sipas vendimeve dhe akteve tjera të nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe rekomandimeve të IKSHPK lidhur me situatën nga Pandemia Covid-19
2828