Shtatë persona janë rrahur mes vete në Repartin e Radiologjisë në Podujevë. Shkaktar i gjithë kësaj ishte pritja në radhë.
Dy prej tyre u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ndërsa një nga ta u dërgua në QKUK në kryeqytet.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje, që nuk deshën të flasin para kamerave, thanë se gjatë përleshjes shumë pacientë bënë panik si shkak i rrëmujës së krijuar.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia në rajonin e Podujevës. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.