Teologu Mustafë Bajrami i shkruan letër KFOR-it!
Ai kështu e nis letrën: me shumë sinqeritet e me lutje deri në qiell!
"A mundeni pashë Zotin e pashë Juve me na shpëtue prej qenve endacakë që janë bërë tmerr i padurueshëm për të gjithë ne. Sigurisht e dini se për këtë rrezik, para pak ditësh edhe ambasadori amerikan, Kosnett, i pati shkruar Washingtonit", tha Bajrami.
"Duke dashur t'iu informoj edhe më saktë për realitetin e hidhur në vendin tonë, më lejoni të ju bëjë me dije me sa vijon: Qeveria jonë me në krye me këtë farë Avdullah Hotin dhe kjo farë Komuna e Prishtinës me në krye me Shpend Ahmetin, qekaq dinë e qekaq mundin. Anipse ata flasin me fjalë kryeministrash e tjetri me fjalë kryetarë komunash. Më besoni, vitin e kaluar e për disa vite rresht ata e patën humbur betejën me mickoja gjatë verës, e le më të merren me diçka më e madhe se mickoja", tha Mustafë Bajrami.
Ai mbetet me shpresë se kjo lutje e tij do të merret parasysh.
"P/S: KFOR i dashur! Ju paqim gjithmonë, se pa juve ku me ditë çka na kish ndodhë deri më tani", ka shkruar ai.